Tragjedi për futbollin shqiptar teksa është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, Klajvert Çuni. 21-vjeçari që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit, prej 12 ditësh ishte koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.
Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë duke mos i mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.
Lajmin e konfirmoi edhe vetë akademia e klubit të Shënkollit, nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shpreh gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Klajvert Çunit.