Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka ndarë në rrjetin social Facebook një lajm të trishtë, një tragjedi e dyfishtë për një familje nga Kosova.
Kryeministri pritet të dalë në një konferencë urgjente, ndërsa ministri i Shëndetësisë merr vendimin e papritur: Do të vaksinohem live në TV
Deputeti ka njoftuar se dy vëllezër të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh larg njëri-tjetrit.
Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.
Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.