Një tragjedi ka ndodhur sot në Elbasan, pasi në një familje kanë vdekur dy persona.
Sipas informacioneve të policisë 51-vjari R. Osmani ka gjetur vdekjen në dyqanin që kishte nën menaxhim, ndërsa nipi i tij ka shkuar në morg për të identifikuar viktimën por ka gjetur dhe vetë vdekjen.
Njoftimet e policisë
R.Osmani 51 vjeç banues në Elbasan, i punësuar si manaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.
Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.