Një lajm i trishtë vjen për artin shqiptar.
Mësohet se këngëtari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Refet Imeri ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Ai iku nga kjo botë, 14-ditë pas babait të tij, Ali Imeri (Lika) pasi edhe ai vdiq gjithashtu nga Covid-19.
Babë e bir kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe.