Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një ndërtese në qytetin Poznanu të Polonisë.
Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Slavomir Brands deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 24 ekipe zjarrfikëse, të cilët kërkojnë rrënojat për të mbijetuar. Fatkeqësia ndodhi sot në ndërtesën me 18 banesa, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.
Guvernatori rajonal Zbigniew Hoffman deklaroi se ende është herët për të konfirmuar shkaqet e shembjes, por shtoi se një nga mundësitë është shpërthimi i gazit.