Nga Gëzim Basha
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar,
Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar…
Fan S. Noli, Krishti me Kamzhikun,
Ilir Meta, Sarafii që i shpëtoi arrestimit të merituar tetë vjet më parë, dje vendosi ta çojë jetēn politike të vendit në arrest kardiak.
Dekreti i tij presidencial bëri që kriza politike të perputhet plotësisht me krizën institucionale. Anullimi i zgjedhjeve lokale pa argumentim kushtetues shkon nė të njëjtin kah me djegien e mandateve nga opozita, është përshkallëzim i kombinuar përpjekjesh me synim realizimin e nje coup d’etat–një grusht shteti që do ta paralizizonte demokracisë për ta bërë zgjidhjen e mundshme të krizës, mjet pazari politik.
Më saktë, Meta dhe të vetët, në shkembim të kthimit nē nomalitet, pritet të kërkojnë pezullim të vetingut. …
Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie… Thotē Peshkopi i madh tek, Krishti me Kamzhikun, njëra nga poezitë e ciklit të tij Biblik i cili reflekton turbullitë politike në një tjetër periudhë të ngjashme të historisë sonë.
Retrospektivë: 16 Janar 2012 Fitorja e famshme e Ilir Metës 5-0 në një Gjykatën e Larte, kur togat e zeza nën kontrollin e Berishës e flakën si provë të pavlefshme videon e të ndjerit Dritan Prifti, venitii çdo shpresē për drejtësi në vend. Ai incident juridik u bë njëra nga rrënjët e vetingut.
Prej asaj kohe, jo fort të largët, si metaforë operacionale kujtohen ende kumbullat e resipisë së Monikës kur deklaroi se darka për Berishën (në njërin nga apartamentet e çiftit Meta) pati si Main Course gjellën Dibrane: mish me kumbulla. Nga kumbullat e Monikës do t’ju mpiheshin dhëmbët gjithë Shqiptarëve…
Kthim në temë: Ta lëmë mënjanë gurmetin e Monikës, Ilir Meta, ky saraf pa turp e besë nuk është më qënie reale por një trop letrar, një sinekdokë, më saktë njē bllok llogarish. Ata që e shpunë ne zyrën e Kryetarit tē Shtetit, i bënë hesapet pa hanxhinë.
Më shumë se president i vendit, Ilir Meta mbetet embodiment i atyre karaktereve me deformime morale e vese gargantuane, që ka parasysh Fan Noli tek poezia e famshme, Krishti me Kamzhikun, Meta, si çdo matrapaz, në kokën e vet ka nje piknisje deri diku racionale. Problem mbeten iniciuesit e vetingut të cilët, ndryshe nga Berisha, nuk i preferojnë kumbullat.
Përpjekjet për coup d’etat, tani meritojnë një coup de grace, më shqip dëbimin e Ilir Metës nga zyra e Kryetarit të Shtetit, si hap i parë për normalizimin e jetës politike dhe institucionale të vendit.
Që të flasë Sovrani, duhet të shmangen sarafët.