osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tradhëtin ndaj atdheut, Lulashi e trajton si hajgare

Tradhëtin ndaj atdheut, Lulashi e trajton si hajgare

Nga Akil Ylli

Qysh se njerzimi, filloj te jetoje si komunitet, gjithmone tradhetaret e interesave te bashksis, jane ndeshkuar tragjikisht. Sa me e forte te ishte ndjenja komunitare, aq me mizor ishte dhe fati i tyre. Aq shume eshte rrenjosur ne vetdijen e kombeve kjo ndjenje, saqe dhe mbas nje rruge te gjate emancipimi, tradhetia ndaj atdheut, vazhdon te konsiderohet si krimi me i rende. Ka akoma shume shtete, qe per nje shaka te tille, ta japin koqen e plumit ballit!

Ne saje te ndeshkimit dhe perbuzjes se pergjithshme, qe ndjell ky veprim, gjithmone ushtruesi i ketij zanati, ben ç’eshte mundur te punojne nen rrogoz. S’eshte pare e as degjuar ne rruzullin toksore, qe tradhetari i atdheut te veproje hapur, pa frike. Vetem nje i çmendur mund ta beje!

Mirpo çdo rregull, ndodh qe e ka nje perjashtim. E per dreq, edhe at’here kur ndodh, per fatin e keq, si zakonisht, historia na e len bythes ne. Jo per faj te saj, è!

Lexova dje, shenimet e nje konsulli austriak, gjate Luftes se I, ku konfirmonte zellin e madh te spiuneve shqiptare. Deklaronte me neveri, qe shesin interesat e popullit, vetem per nje sahat!

Po shyqyr thuaj, qe ai se ka ditur, qe ne mesin e shqiptareve, shqeptaret gelojne si fare hithash. Ta kish ditur, qe me nje sahat, mund te hapesh fare lehte nje ankand spijunesh, as qe do i kishte bere fare pershtypje, blerja e Beqir beut nga serbet!

Bile, mund t’quhet fatlum, qe s’ka jetuar me gjate. Do ish llahtarisur i ziu, sikur t’kishte pare, se si nje mazhorance politike, qe ushtronte pushtetin ne Shqiperi, angazhohej me qeveri, Parlament, dhe qindra mijra tellalle mediatik e militante, qe ti falen hiset e Atdheut, nje shteti tjeter, sikur ta kishin mallin e babes. Cilin mall t’babas mor? A je n’terezi ti!? Per mallin e babes, ata t’nxjerrin syte! Mallin e popullit thuaj! Per ate s’ju bahet vone, mjafton te nxjerrin ndonje lek!

Tashti, jo se keto menxyra, s’kane ndodhur dhe gjetke. Raste te ngjashme, kane ngjare dhe ne vende te tjera. Jo rralle qeveri te popujve te ndryshem, perballe kushteve te paperballushme, deshtimesh ushtarake, o pafuqise ndaj agresorit, kane qene te detyruara te leshojne territor, ne kembim te pamvaresis.

Por qe kete hata, ta beje realitet nje qeveri ne kohe paqeje, kjo s’eshte pare e degjuar asgjekundi! Per kete veprim, jo shume larg ne kohe, te ngulnin ne çengel, ndersa tashti, se paku te mbyllin ne burg, dhe ta tresin çilsin! Ashtu qofte! Amen!

Mirpo nuk eshte e thene, qe gazepe te tilla, te kene fundin e natyrshem dramatik, per individin e perfshire ne kete veprimtari. Ndodhin çudira te atilla, qe nuk gjenden ne asnje lloj enciklopedijet!

Dhe do ti, qe kesaj soj gjamet, qe sillet e deshperuar tash mijra vjet, me kot verdalle Botes, per te gjetur diku ndonje strehe, me ne fund i buzqeshi fati, dhe gjeti nje vend e nje qeveri, qe ja plotesonte te gjitha kushtet, per tu rehatuar me se miri!

U çudit e u mahnit Gjama, dhe s’kishte faj, sepse as telefantashkenca me e evoluar, s’mund ta kishte hamendsuar, se do vinte nje dite, qe ajo te gjente strofke, per te bere palle, per tete vite rresht.

Ops, me falni! Harrova kret! Ka ndodhur dhe nje here tjeter, fatkeqsisht, po ne vendin tone. Ne periudhen e qeverisjes se Zogjit te Pare. Ma bani hallall, pash Zoten!

Tani besoj, gjithkush e ka parasysh, se per te cilen mazhorance behet fjale. Megjithate, eshte shume me mire te thuhet shkoqur, pa u lodhe se perserituri, qe eshte fjala, kur pushtetin per tete vite radhazi, e kishte qeveria e Qoftelargut, e cila mandatoj Lulashin, te firmoste marrveshjen famekeqe te detit, ku i falen Greqis, 400 km katror siperfaqe detare. Mos i fal o Zot, edhe neqoftese nuk dine, se çfare bejne!

Eshte e nevojshme, qe ti permendim emrat autoreve te asaj menzyre, sepse nuk i dihet, ndonjerit nga rradhet e atyre, qe i shoqerojne nga mbrapa me tarabuk, i riaktivizohet ndjenja e turpit, dhe e braktise orkestren e xhambazeve te Atdheut. Megjithse, po ta shohesh me kujdes, ka pak gjasa te ndodhe. Ajo soj turmet, ngjan me produkt mbetjeje, ka pak shanse filtrimit. Do na duhet te bashkjetojme me ta, derisa evolucioni ti reduktoje ne ate mase, sa mos t’çojne ma, peshe ne kandar.

Po le te mos shkeputemi nga çudit, edhe pse ato tashme, per ne shqiptaret, kane humbur çdo karakteristik, jane rutin e zakonshme. Jane ba, si t’shpis!

Megjithate, une prap do te vazhdoj, ti quaj çudi, sepse nuk di te gjej ndonje emer tjeter, kur nuk ju mungon asgje, per tu klasifikuar si te tilla. Bile ajo, qe do ju them me poshte, i kalon permasat e çudis. Eshte si tip mrekulliet, me kry teposhte.

Allah, Allah, ça s’ndihet prej Lulashit! Cohet burri i botes, pa e nguc askush, dhe i turret Rames, si tradhetare serial, kur ai eshte treguar aq zotni me te, sa nuk ja ka permendur kurre, tradhetin. Ky ashte aq karabush, sa e hap kapakun gjirizit, bash ne shpi t’vet! Kaq hajvan, te jete mor aman!

Ai, ne vend qe ti lutet Perendise dite e nate, qe t’vazhdoje t’ja hedhi paq, pa dhene llogari para drejtesise, per krimin e rende qe ka bere, te rrije sus, shkon e nguc dreqin me krande. Pyyff, Lulashi ashte i vetmi rob i ketij rruzulli, qe se di akoma, se kush e ka mizen nen kesule, se difton per s’gjallit!

Mandej me sa pare mend, shkon me polemizu me Ramen, duke i dhene atij, gurin dhe arren, kur dihet ajo, qe dhe pa kete dhurat, ai e ka gjuhen brisk.

Jo, jo, veprimet e Lulashit, nuk jane thjeshte, rrjedhoje e padijes. Ai eshte totalisht i pa pergjegjshem! Atij nuk ja rrok mendja, s’ja ka fare iden, se çfare veprimesh te renda ka kryer, pergjate ushtrimit te pushtetit. Njeriu normal, fakte si keto, do perpiqej ti fuste, shtate pash nen dhe. Qofte permendja shkarazi, kujdo do t’ja ngrinte buzqeshjen pergjithmone! Ndersa Lulashi, ben hajgare me to. Pritna Zot rrezikun!