Gjykata Penale e Tiranës ka regjistruar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Padia e Ballës do të shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha, i cili është njëherazi kryetari i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë.
Balla kallëzoi Bashën, pas akuzave që ky i fundit i bëri për një sasi prej 3.4 milionë eurosh, e kapur në portin e Durrësit në muajin qershor.
Balla e kallëzoi penalisht Bashën dhe dosja i kaloi Gjykatës për Krimet e Rënda. Më pas, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke ia kaluar kështu Gjykatës Penale të Tiranës.
Kujtojmë këtu se, Basha nga foltorja e Kuvendit më 21 qershor 2018, tha se shumë shpejt një sasi parash e lidhur me Taulant Ballën do të kapej.
Pas kapjes së parave, Basha akuzoi Ballën se ishte ai garant i dërgesës së parave të sekuestruara nga veprimtari të paligjshme në Evropë, që tentuan të hynin në vendin tonë, në dy makinat Toyota Yaris.