Ditën e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana Nano dhe djali i tyre kanë bërë testin për koronavirus.
Sot kanë dalë përgjigjet e tamponëve dhe mësohet se kanë rezultuar negativë.
Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.