Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshë, Denis Shtrazën. Shtraza akuzohet akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016. Shtraza nuk ka pranuar të ketë gisht në vrasjen e Çollakut, duke vijuar të thotë se kishte njohur në burg dhe kishte marrëdhënie miqësore me të.
I njohur si person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, Denis Shtraza u arrestua në janar të vitit 2016-të teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria. Ai dyshohet të jetë dhe anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.
Në vitin 2009, Shtraza u ekstradua nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg.
40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng më 6 janar qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas është gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës, ndërsa shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.
Viktima ishte qëlluar me armë në kokë dhe fillimisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor, pranë hyrjes së Portit të Durrësit.
Çollaku u mor peng nga persona të veshur me uniforma policie dhe dëshmitarët në vendngjarje menduan se bëhej fjalë për një shoqërim të tij.