Nga Adriatik Doçi
Për ta kuptuar sa më thjeshtë: Në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’.
Në 3 vite, Ilir Meta ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.
Bëhet fjalë vetëm për nënshtetësitë e veçanta, si përjashtim nga ligji, për interes kombëtar, pa propozim dhe pa plotësuar kriteret, parashikuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të ’98.
Topi-Nishani u kanë dhënë nështetësi të tilla personaliteteve si; Adem Demaçit, Majlinda Kelmendit, Eliza Dushkut, James Belushi etj.
Ilir Meta u ka dhënë nënshtetêsi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.
Investigimi tregon se Meta ka përdhosur Kushtetutën, Presidencën dhe ligjin, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe madje provokuar bllokimin e procesit të integrimit (do dalin letrat).
Po pse? Çfarë e ka shtyrë?
Sa euro është paguar për të marrë një nështetësi?
Kush i ka bërë letrat?
Kush është sekseri?
Sa ka marrë Meta për të firmosur?
Letrat janë aty. SPAK, zgjohu!