osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Topalli paralajmëron zhdukjen e PD dhe zbulon pazarin e ri të Bashës: E ka shitur partinë!

Topalli paralajmëron zhdukjen e PD dhe zbulon pazarin e ri të Bashës: E ka shitur partinë!

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka shpërthyer me akuza ndaj Lulzim Bashës edhe në këtë 8 dhjetor. Kjo është një ditë e veçantë për Topallin, teksa në vitin 1990 së bashku me studentëte tjerë përmbysën diktaturën komuniste me protesta masive.

Sot përtej ngarkesës historike të kësaj dite, politikania që ka marrë pjesë në mijëra protesta, është entuziaste për protestën e studentëve.

“Ata janë opozita, ata janë opozita. Ata të rinj e të reja, ato vajza e djem që sot, dje, pardje, edhe më përpara por sidomos këto ditët e fundit, janë derdhur si det nëpër rrugët e Tiranës; ata janë opozita, opozitat e tjera janë fallso dhe të shitura”.

Ajo që Topalli lexon tek protesta e studentëve është reagimi I shoqërisë ndaj një opozite që shet misionin e saj e një qeverisje më të keqen e 28 viteve të fundit.

“Shfrytëzoj rastin për tu thënë të gjithëve; Edi Ramës, Erjon Veliajt, Lulzim Bashës, Lsi që të mos fusin hundët në lëvizjen e studentëve. Unë mendoj se kësaj politikë të një kryeministri që blen kryetarin e opozitës dhe një kryetari opozite që shet veten tek kryeministri I ka ardhur fundi dhe studentët janë dëshmia më e mirë e një ndryshimi të madh në vendin tonë”.

Duke u ndalur tek strategjia e opozitës topalli gjykon se partia demokratike duhet të ishte në parlament.

“Ai bën çdo gjë që një forcë demokratike nuk duhet të kishte bërë dhe në çdo gjë gënjen. Kur filloi bojkotin tha se nuk do të bëj bojkot, tha se nuk po hyj në parlament se ju votuat e mmë morët një votë në ligjin për teatrin. Pas disa muajsh harroi se cila ishte gënjeshtra e parë dhe tha që unë nuk hyj për vetingun në politikë. Ai nuk beson në asnjë gjë në fakt”.

Përtej mungesës në parlament ajo që është shqetësuese për Topallin është bojkoti i KQZ që parathotë përsëritjen e një skenari të njohur tashmë.

“Eshtë sinjali i parë se ai nuk pranon të hyjë në zgjedhje lokale se kërkon një pazar të ri. Sa më shumë rrit presionin sipas tij aq më shumë mendon se rrit pazarin për biznesin e familjes së tij”.

Në këtë logjikë politike përgatija e PD për zgjedhje duke rifreskuar strukturat është farsë pasi basha sipas saj I ka vrarë zgjedhejt brenda partisë.

“Ka emëruar pa mbledhur asnjëherë as kryesinë as këshillin kombëtar edhe kësaj radhe njerëzit e tij për t’u rikonfirmuar në krye të degëve dhe janë të gjithë humbësit epikë të 2017. Ai nuk mund të clirohet prej tyre sepse në fakt këta humbësa të 2017 I dhanë mandatin duke deformuar tërësisht pjesmarrjen në zgjedhejt për të shpallur veten kryetar të PD, për të zaptuar karrigen e kryetarit të partisë apo për të vjedhur logon e Partisë Demokratike”.

Mungesa e zgjedhjeve ne PD ka një pasojë të qartë për Topallin.

“Vrasja e votës në Partinë Demokratike, ky është një process që ka ndodhur më përpara në partitë e tjerë, në PS etj, faktikisht i ka zhdukur këto forca politike”.

Javën e ardhshme PD do të mbajë kuvendin zgjedhor, një mbledhje që Topalli do ta bojkotoje ashtu sit ë gjithë kritikët e Bashës, e ky bojkot tregon se basha dështoi të mbajë premtimin për bashkimin e partisë që artikuloi kur nisi procesin e zgjedhjeve ne pd në pranverën e këtij viti.