Evropa ka futbollin më cilësor dhe më të ndjekur në botë.E rrjedhimisht, edhe klubet me më së shumti fansa në botë, qofshin në mënyrë reale apo edhe virtuale, janë nga Kontinenti i Vjetër.
Një nga një, ne do t’ua zbulojmë listën e klubeve më të pëlqyera në botë në platformat e kombinuara të rrjeteve sociale.Nuk është befasi që Real Madridi i prin listës së klubeve të futbollit me më së shumti tifozë në botë.Sukseset e njëpasnjëshme e kanë bërë këtë klub më të mirin në histori të futbollit, por edhe njërin prej më të suksesshmëve në histori të sportit katalanas në përgjithësi.
Reali i ka afro 400 milionë tifozë anembanë botës.Ndërkaq, sa u përket rrjeteve të ndryshme sociale, “LosBlancos” ndiqen nga më shumë se 280 milionë tifozë.Siç dihet botërisht, Barcelona është rivali kryesor i Real Madridit.E ky rivalitet, krahas fushës së blertë, është zhvendosur edhe sa u përket tifozëve.Gjiganti njihet si fole e disa prej lojtarëve më të mëdhenj në histori.Dhe, stili i lojës së tyre “tiki-taka” tashmë është bërë brend i futbollit.
Edhe pse u largua Lionel Mesi dhe e kaploi kriza financiare, Barça mbeti si njëri prej ekipeve më të dashur në botë.“Blaugrana” përcillen nga afro 275 milionë ndjekës në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.Përpos që është njëri prej klubeve më të trofeshëm në botë, Man?ester Junajtid po ashtu e ka fan-bazën më të madhe në glob.“Djajtë e Kuq” pëlqehen gjithandej, jo vetëm nga tifozët e rëndomtë, por edhe nga yjet dhe VIP-at e ndryshëm.Njëri prej klubeve më të mëdha në Angli ndiqet nga afro 175 milionë njerëz në rrjetet sociale.Paris SG ka shpërthyer në dekadën e fundit.
Familja mbretërore e Katarit e bëri këtë klub mjaft të dashur dhe të respektuar dhe yje të shumtë të futbollit performuan aty. Mjafton t’i përmendim emrat e Ibrahimovi?it, Kavanit, Mbapes, Nejmarit e Mesit.E kjo ka bërë që klubi francez të rritet me të madhe edhe në rrjetet sociale, sidomos në 10 vjetët e fundit.Kampioni francez ndiqet nga hiç më pak se 145 milionë njerëz anembanë botës.
Juventusi ka pasur gjithmonë yje në ekip dhe ka qenë i dashur në të gjithë cepat e botës.Famën e këtij klubi në rrjetet sociale e rriti Kristiano Ronaldo, i cili përfundoi në Torino në vitin 2019. “Zonja e Vjetër” ndiqet nga 120 milionë tifozë në rrjetet sociale, më së shumti nga çdo klub tjetër italian.
Çelsi nuk është vetëm klubi më i suksesshëm në Londër në Shekullin 21, por dalëngadalë po bëhet njëri prej klubeve më të mira në Evropë.E kjo ka bërë që blutë të bëhen të dashur nga tifozët gjithandej, që prej vitit 2003. Ndërkohë, Liverpuli ka 106 mln ndjekës. Më pas vjen në radhë Bajerni i Mynihut, me 100 mln ndjekës, Siti me 90 mln dhe Arsenali me 85 mln ndjekës.