osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tomor Alizoti, viktima me sindromën e Stokholmit

Tomor Alizoti, viktima me sindromën e Stokholmit

Tomor Alizoti njihet si një figurë me vlera në PD, por edhe në opinionin publik perceptohet si qytetar dhe polititikan me shumë pritshmëri.

Kjo për shkak të një sjellje dhe kominikim kritik dhe parimor ne daljet e tij në media por edhe komunikimi në rrjetet sociale.

Ai është një përfaqësues i shtresës të të përndjekurve politikë dhe ka qëndruar me dinjitet duke mbrojtur trashëgiminë e tij me vuajtje, por kjo së fundi ka marrë një goditje.

Jo vetëm për përsonalitetin e tij në sytë e opinionit, por edhe të demokratëve në vecanti.

Tomor Alizoti në vitin 2017 gati dy vite më parë dha dorëheqjen nga drejtues i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD.

Dorëheqja e tij ishte një goditje e fortë për Lulzim Bashën, ishte parimore dhe me argumenta.

Ai shkruante “Unë, pas humbjes dramatike të PD-së mbrojta qëndrimin se z Lulzim Basha ishte përgjegjës kryesor për këtë humbje dhe duhej të dorëhiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje.

Dorëheqja do të ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vertete i pergjegjesive. Vetëm kështu ne do të kishim mundësinë e ndërtimit të një frymë dhe force të vërtetë opozitare.

Basha zgjodhi një qasje tjetër duke iu imponuar normave perëndimore dhe duke u rizgjedhur”. Kjo ishte deklarata e Tomor Alizotit pas pas rizgjedhjes të Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Pra, për Alizotin kishim një humbje katastrofike, një përgjegjës kryesor që ishte Lulzim Basha dhe një dorëheqje që nuk u dha kurrë, por edhe një rizgjedhje Bashës kundër parimeve demokratike perëndimore.

Tani lind pyetja, cfarë ka ndryshuar tek Lulzim Basha dhe PD që Tomor Alizoti, pas një dorëheqje të bujshme rikthehet dhe ende nuk thotë asnjë fjalë apo argument pse Luli është ndryshe?

Së pari, humbja ende nuk është analizuar dhe askush nuk po merr përgjegjësi. Fjala fajin e kam unë e mbajtja me manipulim të karriges së kryetarit nuk është marrje përgjegjësie.

Kryesori për të cilën iku Tomori është në karrige kryetar, për më tepër PD duket edhe më e dobët dhe e pabesueshme. Protestat e studentëve janë prova e refuzimit të Bashës dhe politikave të tij.

Pse u rikthye Tomori? Së dyti, dorëheqje siç kërkoi në atë kohë s’ka, por ka thellim të pushtetit të Lulzim Bashës dhe kontroll më të madh. Pse u rikthye Tomori? Së treti asnjë parim nuk ka ndryshuar, përkundrazi është edhe më keq.

Në PD u desh një vit të bëheshin një palë zgjedhje nepër degë në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vjedhje votash, emërime kryetarësh dhe disa aksidente të pritshme, të cilat Luli i quajti garë. Kryesisht ata që ishin bashkë përgjegjës me Bashën për humbjen e 2017.

LEXO EDHE: Këshilli Kombëtar hedh në kosh deputetët e Lulit/ Nuk morrën as 20% të votave
Pse u rikthye Tomori? Së katërti, dy kuvende njëri më i turpshëm se tjetri, i pari konsolidoi karigen e Lulit me statut, i dyti nxori një Këshill Kombëtar që votoi kundër deputetëve, shumë emra të manipuluar, ashtu sikundër e di Alizoti.

Dje gjithashtu në zgjedhjen e kryesisë pati dhe manipulime votash, dikujt iu shtuan dhe dikush u fut me porosi si Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, dhe orientimi për votim pro Tomorit. Pse, për këto votime dhe manipulime u rikthye Tomori?

Pra, fakti se ju garantua një vend në kryesi dhe vend si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme dhe votimi me porosi mjaftonin që Tomor Alizoti të rikthehej tek përgjegjësi i humbjes katastrofike tek PD.

Kështu bie çdo parim që ka pasur Tomori dhe qëndrim publik. Problemi paska qenë pse s’u bë ai deputet?! Për këtë Luli do bëntë meaculpa duke porositur votim masiv të Tomorit, i cili serish mori gati 50% të votave të Këshillit Kombëtar, fiks 170 vota asgjë më shumë. Kur tek Lulzim Basha s’ka ndryshuar asgjë, kur në PD s’ka votë të lirë dhe garë, këtë se fundi e konfirmoi dhe Grida Duma, pse u kthye Tomori?

Çfarë ndryshoi këto muaj, kur në fakt vetëm është përkeqësuar? A mundet që Tomor Alizoti emrin dhe mbiemrin e tij, historinë e asaj që përfaqësosn ta përdorë si pazar për një post deputeti pas ca vitesh apo një vend, në një kryesi që Basha nuk e mbledh kurrë, as për listën e deputetëve ku përjashton Tomorin nga gara?

Një rrogë nga një deputet me universitet privat, një vend në kryesi, dhe një pseudo-garanci si deputet në zgjedhjet e ardhshme, janë shumë pak për të mos thenë asgjë, për atë që pritet nga Tomor Alizoti dhe shumë të tjerë si ai në PD. Ato vrasin parimet dhe rrëzojnë vlerat e qytetarit që njerëzit kanë shpresë. E në këtë rast Alizoti zgjodhi karrigen si Luli, dhe të paktën duhet të kërkojë ndjesë, për ato që tha për Lulin, pasi veproi njësoj, iku me dorëheqje u rikthye me pazar.

Politikë është në fakt, por kur bën viktimën gjoja në emër të parimeve dhe drejton gishtin nga dhunuesi, mos u dashuro sërish me të. Nga dje Tomori është viktima me sindromën e Stokholmit, dashuroi atë që e dhunoi, Luli e hodhi në kosh, Tomori e akuzoi, por pas shumë muajsh Alizoti e dashuroi Bashën./CNA.al