Gjatë natës që lamë pas u shënuan disa lëkundje tërmeti, njëra prej të cilave pati një shkallë relativisht të lartë.
Pas mesnate sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.
Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët. Por lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë, rreth 7 të tjera, më e madhja me magnitudë 3.4. Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.