Nga Ylli Pata
Aldon Lipe apo Aldo siç e njohin të gjithë i emisionit tashmë mitik të mëngjesit në Klan, pyeti korespontentin e tij se kush është “Zelenski shqiptar” i 7 prillit 1939, në kuadër të përkujtimit të kësaj dite të rëndësishme.
Përgjigja që erdhi është realisht pasqyra reale e një prolemi të madh që po përjetojmë prej 30 vjetësh si vend e si komb; fshirjen e kujtesës historike.
Nga Çerçizi te Estat Pasha ishte përgjigje, por mendja nuk shkonte te Mujo Ulqinaku. Ushtaraku që drejtoi rezistencën e armatosur kundër trupave italiane që pushtuan Shqipërinë më 7 prill 1939. Edhe pse deri në vitin 1990, emri i tij ishte shumë, po shumë i njohur, madje ulqinaku-durrësak ka edhe një shtatore tek Vollga, në qendrën buzedetit të Durrësit.
Italia e pushtoi Shqipërinë më 7 prill 1939, ngaqë donte Musolini donte t’i tregonte Hitlerit, që ai nuk ishte aq skandal sa e mendonte ai për tu bërë aleat i tij në luftën që ai do të shpallte. Italia ishte totalisht e papërgatitur për një luftë, sidomos në aspektin ekonomik e kishte nevojë për lëndë të parë. Të cilën, bëhet fjalë për naftën e merrte prej kohësh nga Shqipëria, si pjesë e marrëveshjes me Mbretin Zog për naftën e fushës së Kuçovës.
Intervenimin ushtarak, Duçe e realizoi për të treguar se është një faktor ushtarak. Me një rezistencë normale dhe të fortë, italianët nuk kishin mundësi të zbarkonin aq lehtë në Durrës, kjo edhe në aspektin taktik, pasi në një plazh të hapur rrezikon të pësosh humbje të mëdha nga forcat mbrojtëse.
7 prilli ishte një pushtim që kishte ndodhur shumë më përpara. Mbreti nuk e shpalli luftën, kurse Parlamenti jo vetëm ishte kundër sovranit, por më pas i dërgoi kurorën mbretërore Viktor Emanuelit të III.
Megjithatë, një regjiment ushtarak i Durrësit nën komandën e Mujo Ulqinakut luftoi sa pati mundësi për të rezistuar, e kjo i ka bërë nderë durrësakut nga Ulqini.
Por atë nuk e njeh sot askush. Si për ironi të faktit ne njohim sot njerëz nga mijëra e mirëra kilometra larg për interes të politikës. Ne njohim Salvador Aliendën, pasi Ilir Meta shpalli se do të bëhej si ai për të rezistuar nga amerikanët. Njohim Manuel Noriegën, ish-presidentin e Panamasë, për të cilin Sali Berisha tentoi ta binjakëzoi me Edi Ramën, ngaqë kishte qenë i afërt me amerikanët e më pas u shpall armik. E sot na sjell Narendra Modi, kryeministrin Indian, pasi sipas Berishës është shpallur non grata nga SHBA e më pas ju hoq njolla.
Gjithë kjo përpjekje e research i mundimshëm në historinë e errët botërore për interesa personale, kur si Sali Berisha dhe Ilir Meta, apo edhe Edi Rama, nuk i kanë dhënë vendin e duhur Zelenksit shqiptar-Mujo Ulqinakut…
TemA