osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tjetërsuan 6.8 ha tokë në Kurbin, pranga ish zyrtarëve të hipotekës dhe përfituesve

Tjetërsuan 6.8 ha tokë në Kurbin, pranga ish zyrtarëve të hipotekës dhe përfituesve

Operacioni i koduar “Hipoteka” zbulon skemën e tjetërsimit të një sipërfaqe toke prej 68120 m2 në Kurbin. Njëmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht, nga të cilët 3 persona janë arrestuar me vendim gjykate. Në pranga ka rënë Arben Sela, përfituesi i tokës, Ndue Gega hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin si dhe kryeplaku i fshatit Fushë Mamurras. “Në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve që kanë për detyrë ta lëshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe pajisur me AMTP persona të ndryshëm dhe regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Kurbin” informon policia e Kurbinit. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se nga ky operacion tre persona janë arrestuar, 2 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë në “arrest shtëpie”, ish – Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, dhe ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras. Gjithashtu janë në procedim të lirë 4 persona, si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore. Në sajë të operacionit “Hipoteka”, uniformat blu të Kurbinit, në cilësinë e provës materiale bënë të mundur sekuestrimin e certifikatave të ndryshme pronësie, akte të marrjes së tokës në pronësi , certifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi dhe harta treguese për rrethin e Kurbinit. Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim I produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal. Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë për 11 personat.

Kush janë 11 të proceduarit

Ditën e djeshme në prangat e uniformave blu me masë sigurie “Arrest me burg”, dhënë nga Gjykata e Kurbinit përfundoi, Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke. Mbi 50-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal. Ndue Gega, 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, ish zyrtari akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal. Gjithashtu u arrestua, Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion kryetar fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal. Gjithashtu me masën e sigurisë “Arrest me burg”, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit me inicialet K. P., 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal si dhe shtetasi me inicialet H. A., 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Pena. Për tjetërsimin e 6.8 ha tokë në zonën e Kurbinit do të hetohen shtetasit me inicialet Gj. L., 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish kryetar i komisionit të ndarjes së tokave në Mamurras. 76-vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal. Me këtë masë sigurie do të hetohet dhe 69-vjeçari me inicialet O. M., banues në Kurbin, me funksion ish përgjegjës i zyrës së bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal. Gjithashtu , janë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve me inicialet, M. A.; Z. K.; B. K.; dhe G. SH.; të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore. Policia po punon për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

Elvis Myrta