E ashtëquajtura “Foltore”, vijon të na prezantojë pas çdo turi me personazhë epikë të cilët marrin mikrofonin për të adresuar mesazhin e tyre.
Demokratja që kishte ardhur nga Kanadaja, Ira Kurti, teksa ka marrë fjalën për të folur në “Foltoren” e Berishës, ka thënë se ai një ditë do të vdesë, por prapa do të mbeten demokratët.
Pjesë nga biseda
Ira Kurti: Zoti Berisha a besoni ju tek kulti i invididit. Edhe ju një ditë do të ndërroni jetë…
Sali Berisha: Padiskutim!
Ira Kurti: Nuk iu them atë, edhe 100 u bëfshi. Po e kam fjalën ça do të bëjmë ne të shkretët këtu po të shkojmë vetëm pas 1-it dhe nuk ngremë një sistem në bazë parimesh.
Por ja çfaqr% thoshte kjo Ira para disa kohësh
Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka ironizuar atë, që u shfaq në takimin e fundit të Sali Berishës me demokratët e Kamzës.
Edhe pse u prezantua si aktiviste e PD, gazetari Baze ka publikuar një shënim të shkruar po nga ajo para zgjedhjeve ku militon për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
“Ky Rama më duket se po i çon tifozet e veta tek Doktori”, ironizon Baze teksa ndan shënimin e aktivistes.