Në orën 01:00 pas mesnate, në Drimadas së Dhërmiut janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B.D.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila thotë, se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas ngjarjes së regjistruar gjatë mesnatës në Dhërmi ku një 55-vjeçari iu dogjën 60 shezlongë, ka ardhur edhe reagimi i shtetasit Bilbil Domi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur 55-vjeçari i kishte mbledhur shezlongët për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.
55-vjeçari ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë konkurrenca. Ndërkohë për ngjarjen ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.