Një vit pas miratimit të tij në Kuvend e Maqedonisë ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare në vend. Këtë e ka bërë të ditur Kryeparlametari i kuvendit të Maqedonisë ,Talat Xhaferi ka firmosur së fundi ligjin për gjuhët. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kreu i kuvendit të Maqedonisë dhe ai do dërgohet në faqen e Gazetës Zyrtare dhe pas shpalljes zyrtare në këtë faqe menjëherë hyn menjëherë në fuqi.
Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën zyrtare!”, shkruan Talat Xhaferi në faqen e tij të rrjetit social.
Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve maqedonas ku kaloi me 69 vota, ndërsa pas votimit u kundërshtua nga presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov i cili nuk pranoi ta dekretonte me arsyetimin se ishte ne kundërshtim me kushtetutën e vendit.