Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili që i largua me akuza për korrupsion me firmat farmaceutike dhe që i ktheu spitalet në qebatore dhe kioska ku shiteshin që nga ushkurët e deri te ilacët e skaduara, thotë se spitali që po ndërton shteti turk në Fier si dhuratë për Shqipërinë, i përngjan një stalle bagëtish.
“Mashtrimi i turpshem i Rames me Spitalin e ri te Fierit!
Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku nje Spital normal.
Por u katandis ne nje spital fushor lufte, si nje stalle bagetish.
Edi Rama shkel mbi shendetesine, qe te mashtroje e te beje fushate dhe degradon çdo gje.
Fotot flasin vete shume qarte dhe askush nuk mbyll dot syte perpara tyre”, nënvizon Vasili ku sipas tij me marrjen e qeverisë, LSI do ndërtojë spitale moderne.