osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tirana së shpejti me një tren elektrik, por që do punojë me karburant dhe energji

Tirana së shpejti me një tren elektrik, por që do punojë me karburant dhe energji

Në Tiranë do të kthehet stacioni i trenit, por kryetari i bashkisë Erion Veliaj shprehet se nuk bëhet fjalë për vendosjen e lokomotivave të vjetra, por për trenin elektrik.

Veliaj: Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike.

Duke folur për investimet në njësinë bashkiake numër 9, Veliaj tha se bulevardit “Zogu I” do të transformohet në një zonë të dedikuar për turistët.

Veliaj: Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri.

Ai kërkoi mbështetjen e banorëve si e vetmja mënyrë që investimet të mos ndalen.

Veliaj: Kur të vijë koha e zgjedhjeve, duhet me e pyet opozitën: – Ore ku ishit ju? Kemi bërë shumë, imagjinoni sa shumë mund të bëjmë nëse PS do të ketë shumicën dërrmuese në Këshillin Bashkiak. Që punët të ecin pak më shpejt na duhet të na jepni votat për PS, siç keni bërë për kandidatin. Nëse doni një provë, shikoni rezultatet e zgjedhjeve: Këtë vit na duhet ta mendojmë thellë. Nuk na duhet një votë për kryetarin, kur nuk kemi votën për këshillin. Ndaj, nëse duhet ta bëjmë tamam këtë punë, duhet votë për kryetarin dhe votë për PS në Këshillin Bashkiak, si një e vetme.

Teksa solli shembullin e vizitave mjekësore okulistike falas edhe nga mjekë amerikanë, në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi e pavarësisht se ka ende punë për të bërë, shërbimi i mbështetjes sociale dhe ai shëndetësor janë transformuar tërësisht.