Një investigim i portalit “Truthdig“ lidhur me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, ka prekur edhe Shqipërinë. Julie Bindel, autorja e artikullit, shkruan se ka udhëtuar në Kamboxhia, Afrikën e Jugut dhe vendin tonë.
Në pjesën për Shqipërinë, në reportazhin me titull “Femrat, viktima të tregtisë së seksit: ‘Mallrat e zhveshur’, jetët e dëmtuara”, shkruhet:
Zona kryesore e prostitucionit rrugor në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, është në pjesën e prapme të Muzeut Historik Kombëtar. Më është thënë të takoj një njeri të njohur si R.T. jashtë hyrjes kryesore. U drejtova te R.T. nga një pronar bari që kontaktova, teksa pretendoja se kërkoja për vajza, që ti bind të vijnë në Londër për të punuar në klubin tim lapdance.
R.T. duket si një stereotip i një tutori të Evropës Lindore. Ai ka veshur një xhaketë lëkure të zezë, të rëndë, pavarësisht nga mbrëmja e ngrohtë, flokët e tij të gjata, të zeza, janë mbledhur bisht dhe mban dy telefona celularë.
R.T. më prezanton me Adrianin, pronar i një klubi nate që ofron shërbime seksuale ndaj klientëve. Më kanë thënë se femrat bëjnë kërkesë për punë në klub përmes reklamave në Facebook. Takohem me Verën, një vajzë 21-vjeçare në lagjen famëkeqe të Bllokut, e njohur për klubet dhe sallat e masazheve.
Vera u trafikua në Tiranë dhe qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. “Unë jam dërguar për të punuar në një klub në Blloku,” më thotë ajo, “por e urrej.”
“Të gjitha prostitutat kanë tutorë”, thotë Vera. “Zakonisht ata janë të dashurit e tyre, ndonjëherë edhe vëllezërit më të mëdhenj. Por, ata fitojnë më shumë duke na shitur ne në klube, te pronarët e klubeve, dhe atje ne duhet të bëjmë çfarë na është thënë. Ne nuk mund të largohemi nga klubet, sepse njerëzit që na shet tek klubet na ruan në shtëpi dhe pronarët e klubeve na ruajnë në punë, kështu që ne nuk mund të bëjmë asgjë”.
Në një tjetër klub në këtë zonë, i njohur për prostitucion, përdor historinë time të mbulimit: Unë jam lezbike 55-vjeçare që nuk ka guxuar të ketë një takim seksual me një grua tjetër.
“Unë do të doja të kaloj ca kohë me një nga zonjat tuaja”, i them baristit. Ai është një njeri gazmor që maskon tronditjen e tij pothuajse menjëherë. “E di që është e pazakontë, por unë jam tërhequr nga gratë dhe e kam të vështirë t’i takoj ndryshe”.
“Ka vajza të disponueshme për të gjithë”, thotë baristi. “Mund të të sjell një grup nëse dëshiron, ose vetëm një vajzë. Për aq kohë sa mund të paguani, mund t’iu gjejmë një vajzë”.
Njëra nga femrat që punojnë në bar ecën duke u lëkundur ndaj meje, duket se ka pirë. I bërtet banakierit, por nuk e kuptoj se çfarë i thotë. Një grua tjetër bashkohet, dhe një bisedë vjen pas. Atmosfera është kthyer në toksikë dhe unë tregoj se do të kthehem së shpejti dhe largohem nga klubi.