osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tirana, kryeqyteti i një mijë e një aktiviteteve

Tirana, kryeqyteti i një mijë e një aktiviteteve

Nga Fatos Çoçoli

Njëlloj si në Përrallat “Një mijë e një netët” e folklorit të pasur arab të tregimeve fantastike, vitin e kaluar kryeqyteti ynë kaloi një vit ëndrrash. Po përse? Historia nis mbi tre vite më parë, në nëndor 2019, në qytetin Amiens të Francës, kur Forumi Rinor Evropian shpalli Tiranën tonë si kryeqytet evropian i rinisë.

Ky vlerësim solli përgatitjen e mbi një mijë aktiviteteve. Me një mesatare gati tre aktivitetete në një ditë, gjatë vitit që sapo mbaroi! Në sajë të punës së bashkisë së Tiranës, në kryeqytetin tonë erdhën gjatë vitit të kaluar me mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në këto një mijë e një aktivitete rinore. Erdhi Dua Lipa dhe Rita Ora dhe kënduan për ne.

Gati çdo natë në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej ose përballë me Galerinë Kombëtare të Arteve, pranë strukturës artistike të quajtur “Re-ja”, u zhvilluan spektakle nga grupe folklorike, grupe rinore, grupe xhazi, rroku, etj. Më 24 dhe 25 maj 2022, Bashkia e Tiranës kreu një punë të shkëlqyer përgatitore, për vendosjen e mijëra turistëve italianë dhe hollandezë në zonat e tyre të shikimit të ndeshjes së finales së Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve, e cila u zhvillua më 25 maj në kryeqytetin tonë.

Ishte për bashkinë e kryeqytetit një eksperiencë e re, një punë shumë voluminoze dhe me përgjegjësi, e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Më 24 dhe 25 maj, Aeroporti i Rinasit u mbush si asnjëherë tjetër në historinë e tij, me afro 260 fluturime në 48 orë! Ai priti mbi 16 mijë tifozë-turistë nga Hollanda dhe Italia. Me mijëra të tjerë iu bashkaun skuadrave të tyre të zemrës në Tiranë nga Mali i Zi dhe Kosova.

Gjithsejt rreth 21 mijë tifozë-turistë italianë dhe hollandezë. Gjatë gjithë vitit të kaluar, në të 365 ditët, realisht Tirana u kthye në kryeqendrën e aktiviteteve artistike evropiane, me bazë rininë. Por viti që sapo kaloi nuk ishte thjesht vit feste dhe ahengjesh. U ngjizën projekte nga dhe për të rinjtë, që po vazhdojnë përtej 2022-it. U vendosën marrëdhënie të përhershme bashkëpunimi.

Të rinjtë shqiptarë fituan besim në aftësitë e tyre. U arrit të sigurohej mbështetje financiare nga dhurues të huaj(ambasada, institucione ndërkombëtare, fonde të ndryshme etj.), nga Bashkia Tiranë dhe nga Buxheti i Shtretit tonë për mbi 360 projekte, që u realizuan në fusha tejet të ndryshme nga njëra-tjetra. Duke filluar nga nxitja e punësimit rinor, nga ekonomia dhe inovacioni, nga pjesëmarrja e të rinjve në sipërmarrjen private dhe në vendimmarrjen publike, nga ngritja e kapaciteteve, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura, etj.

Ishin tetë programe kryesore (1. Rinia krijon ekonomi kreative dhe novative; 2. Rinia krijon kulturë; 3. Rinia zhvillon kapacitete, 4. Rinia aktive; 5. Rinia e diversitetit; 6. Rinia janë Europianët; 7. Rinia për Ekologjinë dhe 8.Rinia për Hapësirat Publike), që prodhuan të njëmijë e një aktivitetet reale, jo imagjinare. Projektet dhe aktivitetet që i realizuan sollën shpresë dhe mundësi të reja për të rinjtë. Prodhuan ndryshime pozitive tek ata. I larguan nga kafenetë dhe jeta boshe, duke i mësuar punëshumë. Nxitën vullnetarizmin tek të rinjtë. Nxitën identitetin evropian të të rinjve tanë.

Mbështetën larmishmërinë dhe përfshirjen e të rinjve, duke forcuar organizatat dhe OJF-të rinore, të trefishuara në numër vetëm brenda një viti e gjysëm maj 2021-nëndor 2022. Përforcuan zërin e të rinjve shqiptarë në organizatat rinore evropiane dhe e shndërruan qytetin në një pikë takimesh ndërkombëtare. Tek e fundit, lidhen fort dhe në mënyrë të pazgjidhshme dhjetëra mijëra të rinj evropianë(gjysma shqiptarë) mes tyre. Aktivitetet e shumta përgjatë vitit kanë tërhequr mjaft vëmendjen e të rinjve europianë dhe jo vetëm.

Shumica dërrmuese e aktiviteteve patën në fokus kulturën dhe traditën shqiptare, promovimin e turizmit dhe potencialit turistik kulturor të vendit, bujqesine, zhvillimin rural, kuzhinën tradicionale shqiptare. Të gjithë këta elementë tërhoqën shumë vëmendjen e grupeve dhe delegacioneve të huaja të të rinjve që erdhën, duke ngjallur një interes të shtuar tek ata për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos të rinjtë shqiptarë. Fuqizimi i të rinjve është përparësi absolute e Bashkimit Evropian dhe bashkia e Tiranës ndihmoi gjatë gjithë vitit të kaluar që vendi të integrohej më mirë dhe më fort me familjen e madhe evropiane, pikërisht me kordonin ombelikal më të fuqishëm dhe të projektuar drejt së ardhmes: të rinjtë.