Tifozët e Lazios gjatë gjithë ëktij sezoni kanë shprehur haptazi pakënaqësinë e trye ndaj drejtorit sportiv, Igli Tare, për shkak se janë të pakënaqur me merkaton.
Por dihet që Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të mirë në Itali dhe këtë e tregojnë faktet dhe statistikat.
Tare pritet të mbushë arkat e Lazios në verë me 70 milionë euro.Juventusi duket se i ka humbur shpresat për rikthimin e bujshëm të Paul Pogba në Torino dhe ka hedhur grepat te Sergej Milinkoviç Saviç.
Lideri i mesfushës së Lacios pëlqehet shumë nga trajneri Allegri, me serbin që duke parë edhe sezonin e radhës pa Champions, ka lajmëruar drejtorin sportiv Igli Tare dhe presidentin Lotito se kërkon të largohet nga kryeqyteti.
Dy krerët e klubit roman nuk do ta pengojnë Milinkoviç-Saviçin, por me kusht që ky të sjellë 70 milionë euro në arkat e Lacios, një shumë e cila duhet vlerësuar me kujdes nga Juvja, pasi me futbollistin kanë një bazë akordi.
Kujtojmë se lojtari serb është zbulim i Igli Tares dhe falë tij Lazio do fusë në arkë 70 milionë euro që mund t’i përdorë në merkato për t’u përforcuar më pas.