Kohët kalojnë dhe vitet ndjekin njëri-tjetrin hap pas hapi. Futbollistët shkojnë drejt plakjes dhe fusha e lojës nuk i përcjell më aq shumë energji dhe emocione, një kapitull mbyllet e një tjetër hapet. E njëjta gjë ndodhi dhe me portierin e Juventus-it, Gianluigi Buffon dhe mbrojtësin Stephan Lichtsteiner. Të dy i dhanë lamtumirën sot Juventusit, pasi kontrata e tyre skadon më 30 qershor.
“Shtatëmbëdhjetë vite si bardhezi, që mbyllen zyrtarisht sot. Shtatëmbëdhjetë vite mes miqve, shokëve, lotëve, fitoreve, humbjeve, trofeve, mërzitjes, zhgënjimeve, lodhjes dhe shumë, vërtetë shumë emocioneve. Nuk do të harroj asgjë. Do t’i mbaj gjithmonë kujtimet me vete”, – u shpreh Buffon.
“Ishte nder i madh që e mbajta këtë fanellë gjatë shtatë viteve të fundit. Ju uroj të vazhdoni historinë tuaj fantastike”, – shkruan kapiteni i Zvicrës dhe mbrojtësi i transferuar te Arsenal, Lichtsteiner.