Futbollisti nga Kosova, Emir Sahiti, u godit me shuplakë nga futbollisti i ekipit portugez Victoria Guimaraes në ndeshjen e kthimit që u zhvillua mbrëmë për Conference League.
Po zhvillohej minuta e 45-të e ndeshjes Guimaraes – Hajduk, ku futbollisti Tiago Silva pas disa përplasjeve mes futbollistëve të të dyja ekipeve e goditi në fytyrë futbollistin shqiptar.
Portugezët arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat minimal 1-0 por jo edhe ta eliminojnë ekipin kroat nga play-off i Conference League, pasi Hajduku i Splitit kishte fituar javën e kaluar me rezultat 3:1.
Ndiqeni momentin kur Tiago Silva e goditi në fytyrë Emir Sahitin, që më pas u rrëzua në fushë. Momentin mund ta ndiqni në minutën e 47:20.
Kujtojmë se Sahiti ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë, ku ka luajtur disa ndeshje me Shpresat tona, dhe prej kohësh të tëra priti ftesën e Rejës të debutonte me Kombëtaren e madhe, por ftesa nuk erdhi kurrë.
Në këtë mënyrë, sulmuesi anësor i lodhur nga pritja, vendosi të përfaqësojë Kosovën, ku është grumbulluara në ndeshjet e fundit të dardanëve.