osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ti ke një jerm erotik që e shfryn këtu”! Edi Rama sfidon publikisht Lulzim Bashën: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për bashkëqeverisje!

“Ti ke një jerm erotik që e shfryn këtu”! Edi Rama sfidon publikisht Lulzim Bashën: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për bashkëqeverisje!

Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë nga foltorja e Kuvendit Lulzim Bashës së nuk është aty për të bërë garë se kush shan më shumë, por për të përfunduar punët që ka nisur.

Jo vetëm kaq, por Rama e sfidoi publikisht Bashën duke i thënë se nëse është distancuar vërtetë nga Berisha dhe ka ndryshuar, atëherë le të pranojë ftesën për bashkëqeverisje.

“Ka ndryshuar sistemi, ti i ke gjetur gati gjërat vëlla. Na tregon ne. Na trego ça bëre njëherë. Mos na thuaj që hoqe vizat dhe fute Shqipërinë në NATO. Se nuk po të them këtu se me ça çmimi e keni përfunduar rrugën e Kombit. Përfunduar sipas jush se tani po bëhet ura. Nuk po ta llogaris këtë. Me sa e keni filluar dhe sa e keni përfunduar. Me dyfishin. Flet më miliona me lehtësi të madhe. Cicëron si zog. Shifrat janë shifra.

Opinionet janë si çështje tjetër. Kam punë të tjera për të bërë. S’kam ndërmend të merrem më sot. Nëse do debat idesh, urdhëro bujrum. Nëse vjen dhe i jep gojës mos u anko se do të vjen Foltorja. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Mos hy në garë se kush më shan më shumua. Nuk e kalon njeri ustain tënd. Je dobët para tij, ai origjinali, ti kopja. Kur të kalosh tek origjinali, nëse e ke një brenda atëherë kushedi mund të jesh gati për bashkëqeverisje.”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ‘flakë për flakë’ nga foltorja e Kuvendit akuzave të kryedemokratiti Lulzim Basha ndaj tij si replikë

“E para njëherë të jemi të qartë dhe ta dinë të gjithë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk ma don, por më bën të ndihem keq, se është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar. Foltoren këtu nuk e solla unë, dhe s’ke për ta dëgjuar, nëse nuk do ta sjellësh ti, e qeshura që të del natyrshëm, të del me vështirësi këto kohë. Unë të kam pikë referimi, sa më mirë të jetë opozita, aq më mirë angazhohet pozita.

Foltoren e sjell ti këtu, se vjen i fundit, e dinë të gjithë pse se zgjohesh vonë, dhe nise me fjalë të ulëta që mund të nxjerrë njeriu. Ta thashë dhe po e përsëris, hiq dorë nga imitimi i atij që e quajte ustai, sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthehesh në normalitet.

Ai thoshte këtu, edhe studentët e mjekësisë, ti e kalove te ata të psikologjisë, ti vure diagnozë, edhe ai vinte diagnozë. Bëre një gjë edhe më të keqe, u rimorre me djalin tim, më tregon ti mua prindin, dhe këta të tjerët duartrokasin, e kupton sa keq ke rënë, se ke në 2013, do ngrihemi, është kambana, alarmi, me këto do bësh ti opozitën, nxjerr këtu fjalë që është turp për të gjithë ne këtu, që të mbushim televizionet me ato lloj fjalësh.”, tha Rama.