osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thirrjet për armatosje, si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën dy vite më parë

Thirrjet për armatosje, si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën dy vite më parë

Sali Berisha tha lëshoi një ultimatum dje në Parlament në drejtim të maxhorancës që të miratojë Vettingun në politikë, pasi në të kundërt qytetarët do marrin armët.

Por në fakt nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje të dhunshme kundër rendit kushtetues. Në seancën plenare të datës të 21 prillit 2016 Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatoseshin, duke e quajtur shumicën organizatë kriminale.

Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë… Ju bëj thirrje…Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët.Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre.

Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete… Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë.

Sali Berisha, prill 2016

Më datë 29 prill, disa deputetë të Partisë Socialiste kallëzuan penalisht Berishën në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal, konkretisht për thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Disa ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin Berisha. Sipas prokurorisë, deklarata ishte bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare.

Për rrjedhojë, Prokuroria tha se deklarime të tilla për armatosjen e popullsisë nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

Prokuroria arriti në përfundimin se, fjala e mbajtur prej Berishës konsiderohej si pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës./Shqiptarja