Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e deputetit demokrat Edmond Spaho i cili i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve më 7 janar.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e konideron apelin e homologut të tij si thirrje që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën.
“Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori 😂 Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend 🤝”, shkruan Balla.