osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Thirrje për SPAK-un e trembur që bien në vesh të shurdhër: Merrni në pyetje Berishën për aferën e CEZ!

Thirrje për SPAK-un e trembur që bien në vesh të shurdhër: Merrni në pyetje Berishën për aferën e  CEZ!

Çështja e energjisë ka qenë pjesë e debateve në Kuvend dhe përplasjes mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të grupit socialist, Taulant Balla.

Ky i fundit i kujtoi Berishës aferën e CEZ-it dhe kërkoi nga SPAK që ta marrë në pyetje, teksa në fund nuk harroi edhe një detaj të vogël.

Me ironi nga foltorja e Kuvendit, Balla uroi djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin.

“Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision në vitin 2016 për një çështje që lidhet me energjinë elektrike dhe në fund të atij komisioni kuvendi ka votuar me 74 vota, përfshirë këtu dhe votën e Ilir Metës, për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri të asaj kohe prej një dëm prej 410 milionë eurosh.

Zonja kryetare e kuvendit, unë mendoj që kuvendi duhet ti drejtohet SPAK-ut për ti kërkuar një përgjigje, përse nuk thirret të merret në pyetje ende personi i kallëzuar penalisht, i cili në materialin që ka referuar kuvendi i Shqipërisë, 74 deputetë kanë gjetur ndër të tjera edhe faktin më flagrant të këtyre 30 viteve të korrupsionit në Shqipëri.

Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro.

Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni”, tha Balla.