Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një sirian ka filmuar veten e tij Live në Facebook vetëm pak minuta pasi vrau bashkëshorten e tij, raporton Daily Mail.
Abu Marwan thuhet se e ka goditur në qafë katër ose pesë herë bashkëshorten e tij 37 vjeçare me thikë, përpara se të largohej me një nga fëmijët e tij.
Në videon tronditëse ai shihet me fytyrën e mbuluar me gjak dhe me një prerje në dorë ndërsa flet pa pushim në kamera.
Pas tij qëndron një djalë i vogël që mendohet se është i biri, i cili fillon të bërtasë gjatë filmimit.
41 vjeçari u arrestua nga policia pasi u arratis nga skena e krimit në Mehhler, të premten.
Në video ai përpiqet të justifikojë vrasjen duke thënë se po dërgonte një mesazh për të gjitha gratë që irritojë burrat e tyre.
‘Kështu do të përfundoni,’-paralajmëron ai. Ai dhe djali i tij gjithashtu i kërkojnë shikuesve të shpërndajnë videon.