Tërmeti i 26 nëntorit, u mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë.
Inxhinieri dhe ish-drejtori i Territorit Arben Meça tha se nuk duhet të luajmë me traumën e njerëzve
“Nuk duhet të luajmë me traumën e njerëzve. Është momenti që të rrimë sa më pranë tyre. Kush është i mençur e kupton që pas 10 apo 15 ditësh do shpërthejë drama. Njerëzit, vërtet rrinë 5 ditë në një hotel, por nuk mund rrinë gjithë jetën aty. Fëmijët do të shkojnë në shkollë, njerëzit në punë… këtu fillon shpërthimi”, u shpreh Meçaj për Dita.