osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thellohet skandali: Ja si ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni u përfshi në një tjetër tentativë vrasje

Thellohet skandali: Ja si ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni u përfshi në një tjetër tentativë vrasje

Një trafikant droge, thirret në zyrat e policisë me qëllimin për t’u nxjerrë në pritë tek kundërshtarët e tij. Skenari i denjë për filmat policeskë, sipas prokurorisë, ka për protagonist ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni.

Ai është arrestuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, si pjesë e grupit të ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, por dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Burimet bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Dedan Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje, e cila ka mbetur në tentativë, kësaj here ndaj Xhevdet Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme firmosi dje 4 urdhër arreste dhe përveç Gjonit u ekzekutua nga Policia e Durrësit arrestimi i Rexhep Rapit, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, nipit të tij Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni, punonjës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit, i arrestuar ditën e sotme në Limburg të Holandës, pas bashkëpunimit me autoritetet atje dhe INTERPOL. Po dje Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 4 të arrestuarit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Çfarë ka ndodhur?

Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut. Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye.

Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

Në mars 1991 u akuzuar se vrau në Portin e Durrësit për hakmarrje një banorë të Katund Sukthit me mbiemrin Çyrbja, ndërsa në mars 2023 u arrestua në Rinas me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë, i dënuar nga Gjykata e Genovas me 7 vjet burg për emigracion të paligjshëm, por ekstradimi nuk u krye pasi mori lirinë nga gjykata. Ndërkohë, Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” përdorte edhe 25 identitete të ndryshme gjatë kohës që ishte koka e grupit kriminal të trafikut të drogës në Amsterdam. Pakove të kokainës iu vinte emra sipas cilësisë së mallit, zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

Të arrestuar

1. Dedan Gjoni – Aktualisht në burg për tjetër krim, ish punonjës policie në Durrës

2. Rexhep Rapi – ish punonjës policie në Durrës

3. Dejvi Gjermeni – ish punonjës policie në Durrës, i arrestuar në Holandë

4. Algert Rapi – nipi i Rexhep Rapit

Akuza: Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Dedan Gjoni ndodhet në arrest me burg prej 20 nëntorit 2023 i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje me grupin Breçani. Në këtë dosje ndaj tij janë dhe akuzat ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shpërdorim detyre”.