osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thellohen përçarjet PD-LSI, Kryemadhi kthen sytë nga Idrizi dhe Duka

Thellohen përçarjet PD-LSI, Kryemadhi kthen sytë nga Idrizi dhe Duka

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur tentativat për të rivalizuar Partinë Demokratike. Ndonëse Monika Kryemadhi ka deklaruar disa herë se do hyjë në zgjedhje bashkë me Lulzim Bashën, partia që ajo drejton po sheh mundësinë për të krijuar edhe aleanca të vetat.

Kur ishte në qeveri me Partinë Socialiste, LSI e drejtuar nga Ilir Meta firmosi një marrëveshje zgjedhore me Paskal Milon e Demokracia Sociale. Por zërat brenda korridoreve të opozitës flasin se të njëjtën rrugë si Meta mund të ndjekë edhe Kryemadhi. Sipas informacioneve, deri në zgjedhjet vendore të 30 qershorit mund të kemi një zgjerim të aleancave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi bashkëshortja e presidentit ka kthyer sytë nga Agron Duka dhe Shpëtimi Idrizi.

Ka qenë vetë kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili teksa ishte ditën e djeshme i ftuar studio televizive, u pyet në lidhje me aleancat zgjedhore, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në e Kryemadhit. “Jo, ne nuk kemi kontaktuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim për këtë problem. Nuk përjashtohet asgjë, por duket sikur mendimi i anëtarësisë dhe simpatizantëve të PPA-së është që të provojmë forcën tonë. Për shkak të asaj marrëveshjeje të përpara zgjedhjeve parlamentare, ne dolëm me Partinë Demokratike në aleancë dhe jemi me zero vota, sepse i tillë është Kodi Zgjedhor.

Këtë radhë ne mendojmë që të tentojmë të japim një mesazh të ri dhe të masin edhe forcat tona”, deklaroi ditën e djeshme kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Nga ana tjetër, sipas burimeve, Lëvizja Socialiste për Integrim po shikon mundësinë e bashkëpunimit edhe me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Kjo për faktin se kreu i çamëve ka sulmuar hapur ditët e fundit politikat e ndjekura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pse sëbashku janë në opozitë.

Pra, gazeta e ka deklaruar se LSI ka axhenda të ndryshme me PD-në si për protestën, ashtu edhe për disa ligje të qeverisë, kështu që po shfrytëzon çdo mundësi për krijuar identitetin e saj në opozitë, duke përfituar nga pakënaqësitë që kanë sot disa nga partitë e kampit opozitar ndaj Bashës, siç është PDIU, madje edhe PAA. Megjithatë, ajo që e forcon edhe më shumë bindjen se mund të kemi një aleancë Kryemadhi-Idrizi është fakti se ky i fundit edhe pse në mandatin e parë të qeverisë “Rama 1” ishte në koalicion me Partinë Socialiste, herë pas herë e sulmonte kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka pasur një raport të ngushtë me presidentin Ilir Meta, asokohe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke mbështetur këtë të fundit.

Idrizi akuza Bashës

Partitë e opozitës duket se nuk janë të unifikuar me njëra-tjetrën, sidomos sa i takon raporteve me Partinë Demokratike, duke thelluar përçarjet brenda kampit të djathtë. Gazeta e ka deklaruar se mes Bashës dhe Kryemadhit ka mungesë koordinimi, teksa kjo u reflektua edhe dy ditë më parë ku PD dhe LSI dolën me qëndrimi të kundërta sa i takon ligjit për arsimin e lartë. Ndërkohë që rrezgave sa i takon koordinimit me PD ka shfaqur pak ditë më parë edhe kreu i PDIU, Shpëtimi Idrizi, i cili sulmoi hapur Bashën, duke quajtur absurde vendimin për të dalë në protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas tij, opozita e bashkuar duhet të shpaloste platforma për të zgjidhur hallet e shqiptarëve, jo vetëm të denonconte rastet flagrante të qeverisë. “S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër”, deklaroi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.