Banorët brenda Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të kenë ngjarje e aktivitete të shumta ata ditën e sotme (e enjte) kishin do të realizonin The Voice of Big Brother Albania, ku në juri ishin: Luiz Ejlli, Nita Latifi dhe Armaldo Kollgjeri.
Ndërsa, pjesa tjetër e banorëve duhej të interpretonin përpara jurisë me përzgjedhjet që kishin bërë Por ajo që shkaktoi të qeshura të shumta ishte momenti kur këndoi Kiara Tito, e më pas dhe komenti që ia bëri Luizi si anëtar i jurisë.
“Unë ka mbi një muaj që e ndjek Kiarën hap pas hapi. E mësova të ec dhe tani siç po e shoh po fluturon. Mua kjo vajza po më lë çdo ditë pa fjalë, sot me zërin por me gjithçka”, tha ai. “Nuk e prisja këtë. Duke e marrë parasysh që e kam dëgjuar nëpër korridore kur këndonte më vinte keq, kisha një lloj dhembshurie përse o Zot nuk ia ke dhënë edhe pak zë.
Sa i përket volumit, ju garantoj që ka volum se e kam provuar vetë, kur thotë: Mos u afro, mos guxo. Dhe unë jam i bindur që ti ke për të shkëlqyer si me çdo këngë si për zgjedhjet e tjera që bën. Kam një muaj që them hajde me mua dhe po të them edhe një herë. Zgjedhja është e jotja, e lirë ke qenë, e lirë je”, vazhdoi më tej Ejlli. Luizi ndërkaq që nga fillimi ia ka vënë syrin Kiarës, duke i shprehur pëlqimin që ka për të.