osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“The New York Times”: Mrekullia shqiptare që u mësua vetëm në 1990

“The New York Times”: Mrekullia shqiptare që u mësua vetëm në 1990

Dritëhedhje mbi historinë pak të njohur se si i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë prej nazistëve

Kishte një grup jo të vogël vendesh europiane që preku makina v.rasëse Naziste, por pak syresh duken kaq shumë të mrekullueshëm dhe kaq pak të nxjerrë në pah sa Shqipëria.

Nëpërmjet shqiptarëve të zakonshëm të cilët i zhvendosnin hebrenjtë nga një vend i fshehtë në tjetrin për të evituar kapjen e tyre, Shqipëria praktikisht shpëtoi të tërë 200 hebrenjtë e saj si dhe 400 refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria. Shqipëria gjallëroi shpirtërat e qindrave refugjatëve të tjerë nga vendet e Ballkanit të pushtuara nga Nazistët.

“Shqipëria ishte një nga shtetet e veçantë europianë të cilët kishin më shumë hebrenj në përfundim të luftës sesa në fillim të saj”, u shpreh Michael Berenbaum , ish-drejtor projekti i Muzeut të Memorialit të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pamje e plotë e të shpëtuarve që pa dritën e diellit vetëm në fillim të viteve 1990, pas kolapsit të regjimit veçanërisht opak dhe shtypës të qeverisë komuniste shqiptare, u konfirmua nga Yed Yashem, Instituti i kërkimeve të Holokaustit, në vitin 2007. Një gjë e tillë do të ritregohet në 8 Dhjetor, 2013, në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në New York, ku ndër folësit do të përfshihen dhe pasardhës të të shpëtuarve shqiptarë dhe atyre hebrenj.

Shqipëria ka arësye praktike që të kërkojë që kjo histori të njihet. Vendi po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por mundësitë e tij po pengohen nga korrupsioni i rrënjosur thellë. Në kohën kur Shqipëria ka premtuar të pastrojë qeverinë e saj, historia e shpëtimit jo vetëm ndriçon një episod të madhështisë shqiptare, por gjithashtu tregon që shqiptarët i mbajnë premtimet e tyre.

Historia e shpëtimit, – thotë Ferit Hoxha, Ambasadori Shqiptar në Kombet e Bashkuara tregon që “megjitheqë ne u mbyllëm nën një nga rregjimet më të egra komuniste, njerëzit e këtij vendi janë fisnikë po aq sa dhe të aftë të mbajnë fjalën sikundër çdokush tjetër në Europë”.

Në shumicën e Europës, “Zgjidhja Finale”, ishte mrekullisht efikase: 90 përqind e 3.3 milionë hebrenjve në Poloni, 88 përqind e 240.000 të Gjermanisë , 77 përqind e 70.000 hebrenjve të Greqisë, u v.ranë, ashtu sikundër dhe shumë statistika ngjethëse në vende të tjera.

Dallimi i jashtëzakonshëm me Shqipërinë, thonë ekspertët në lidhje me këtë episod, ishte se i kishte rrenjët në një besim kombëtar të quajtur “besa” që i detyron shqiptarët që të ofrojnë strehë dhe kalim të sigurtë për çdokënd që kërkon mbrojtje, vëçanërisht nëse është dhenë premtimi për të bërë një gjë të tillë. Mosveprimi kësisoj përfundon me humbjen e nderit dhe të pozicionit të personit që e ka shkelur atë.

“Përmban mbrojtjen pa kompromis të mikut, madje deri në pikën e vetëmohimit”, shkroi Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e eventit në New York, bashkëshorti i së cilës, ish- Përfaqësuesi Republikan Joseph H. DioGuardi, vizitoi Shqipërinë në 1990, dhe ndihmoi në nxjerrjen në dritë të detajeve të shpëtimit.

Një tjetër shpjegim, thotë Zonja Cloyes DioGuardi, është se Shqipëria, një vend katolik dhe orthodoks, deri në momentin kur pushtimi Otoman solli konvertimin islam në fillim të shekullit të 15-të, përkatësia etnike gjithmonë ka ngadhnjyer mbi religjionin ashtu sikundër dhe përkushtimi mbi devocionin. “Ne dinim që armiqtë tanë kërkonin të përdornin fenë për të na përçarë dhe pushtuar, por ne dinim që kishim të njëjtin gjak-, thotë Akim Aliçkaj, një shqiptar etnik i lindur në Kosovë që ka një agjënsi udhëtimi në New York, babai i të cilit ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve, – Feja ndryshon, por jo kombi dhe gjaku”.

Dy vende të tjera gjithashtu shpëtuan shumicën e hebrenjve të tyre. Kur pushtuesit gjermanë urdhëruan deportimin e 7800 hebrenjve danezë në 1943, fqinjët, kolegët dhe aktivistët u derdhën në mënyrë veçanërisht spontane dhe transportuan mëse 7000 hebrenj, shumicën e rasteve nërpërmjet barkave të shpëtimit, nëpër kanalin lidhës me Suedinë neutrale, sipas Bo Lidegaard, kryeredaktori i gazetës Politiken.

Bullgaria, aleate e Nazistëve dorëzoi rreth 11000 hebrenj nga Maqedonia e pushtuar dhe Thraka për tu deportuar në kampet e v.dekjes, por kur erdhi urdhëri për deportimin e vetë qytetarëve bullgarë hebrenj, anëtarët e Parlamentit dhe drejtuesit e Kishës ushtruan presion ndaj qeverisë, dhe kështu 48 000 hebrenj mbijetuan.

Kur Nazistët u futën në Shqipëri, në Shtator të vitit 1943, pasi morën në dorëzim vendin nga më shpirtbutët, fashistët Italianë, dy banorë hebrenj të qytetit të Vlorës, Rafael Jakoel dhe kunati i tij, takuan kryetarin e bashkisë aty. Sipas mbesës së Z. Jakoel, Felicita, ky i fundit u tha atyre: “Për sa kohë që jeni këtu mos kini merak, por gjermanët janë gjermanë, kështu që është më mirë që të shkoni në kryeqytet”.

Rafael Jakoel dhe kunati i tij shkuan në Tiranë për t’u takuar me Ministrin e Brendëshëm, Xhaferr Deva, që me sa dukej ishte pjesë e qeverisë kolaboracioniste me Nazistët. Ministri madje u tregoi atyre një listë që përmbante emrat e hebrenjve që kishin kërkuar gjermanët. “Megjithatë, besa ishte aq e fortë sa ai nuk e dorëzoi listën”, tha zoti Jakoel.

“Për sa kohë që jeni këtu, nuk duhet të shqetësoheni-, u tha ai atyre, – por nëse neve na ndodh diçka, ju duhet të kujdeseni për veten tuaj”, sipas Zotit Jakoel i cili sot, ashtu sikundër dhe shumë hebrenj shqiptarë të tjerë banon në Izrael.

Babai Zonjës Jakoel, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë, dhe motra dhe vëllai i tij më të rinj, ishin fshehur në shtëpinë e Zv. Kryetarit të Bashkisë të Vlorës, të përzier me fëmijët e tij. Më pas Jakoelët qëndruan tek një familje në qytetin e Kavajës, dhe fshiheshin në kopshtin e tyre sa herë që vinin gjermanët. Kur u kapën tre kushërinjtë e parë, Zoti Jakoel dhe kunati i tij, shkuan në Tiranë, gjetën disa ndërmjetës të cilët kishin marrëdhënie të mira me gjermanët, e më në fund, mundën që të blenin lirimin e kushërinjve të tyre për 3000 napolona flori, tregonte Zonja Jakoel.

Shumë njerëz janë shpëtuar dhe në Kosovën e pushtuar nga nazistët, vend i cili është populluar nga shumica shqiptarë etnikë, dhe që asokohe ka qenë pjesë e Jugosllavisë. Z. Aliçkaj, 59 vjeç, agjenti i udhëtimeve në Neë York, mban mend gjatë një bashkëbisedimi se babai i tij, Arif Aliçkaj, ishte sekretari ekzekutiv i Komunës së Deçanit, ka lëshuar karta identiteti false për hebrenjtë, duke përdorur emra popullorë muslimanë, dukë u mundësuar hebrenjve, shumica syresh refugjatë nga Maqedonia dhe Serbia, të udhëtonin drejt Shqipërisë. “Edhe atij i kërkuan një listë, por ai ngulmoi që nuk kishte asnjë”, tregon Z. Aliçkaj.

Një shok i Z. Aliçkaj, Asllan Rezniqi, shitës bulmeti, kishte një kamion që e përdorte për të sjellë fruta nga Maqedonia. Kohë pas kohe ai arriti të transportonte deri në 400 hebrenj për në Deçan. Shqiptarët etnikë në Maqedoni kishin hapur fjalë se fqinjët e tyre hebrenj ishin në rrezik. I nipi i Z. Rezniqi, Leka Rezniqi, tani 28 vjeçar, folës lajmesh në një televizion në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, nëpërmjet një bashkëbisedimi telefonik tregoi se Z. Rezniqi madje kishte ndërtuar një shtëpi në kopshtin e tij, si strehë për refugjatët. Fqinjët shqiptarë e dinin që në pronën në fjalë fshiheshin hebrenj, por ata nuk i treguan kurrë.

“Ata e dinin që Asllani u kishte dhënë besën atyre, kështu që ai nuk mund të tradhëtohej”, tha Leka Rezniqi.

Stërgjyshi i Z. Rezniqi, përshtati disa vende për tu përdorur si vendstrehime të sigurta nëpër familjet të cilat banonin në fshatrat e vegjël malorë jashtë Deçanit, për të cilat ai mendoi, dhe kishte të drejtë, se gjermanët e shpërndarë do ti vizitonin rrallë. “Gjermanët kishin postoblloqe, por vendasit tanë dinin se si t’u shmangeshin. Ata kishin gjithmonë rrugë dytësore”, tha Z. Rezniqi

(Përgatiti Ervin Mazniku)

Artikulli është botuar në gazetën “The New York Times” dt. 18 Nëntor 2013, dhe shkruar nga Joseph Berger

Burimi: Illyria Press