Mund të quhet një mrekulli e futbollit! Askush nuk e kishte imagjinuar në fillim të këtij sezoni se Interi do të arrinte në finalen e Champions League.
Madje shumëkush besonte se zikaltërit do të eliminoheshin që në fazën e grupeve pasi para tyre kishin Bayern Munchen dhe Barcelonën.
Megjithatë djemtë e Inzagit arritën të kalonin më tej dhe në gjysmëfinale mundën Milanin, rivalin e përjetshëm, në një ndeshje që do të shkruhet në histori për ta.
Martinez shënoi golin e vetëm në minutën e 74, ndërsa në ndeshjen e parë, zikaltërit kishin fituar 0-2.