Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Lezhë pasi kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht punonjësin e policisë.
Në pranga janë vënë A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë dhe A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë. Sipas policisë në momentin kur efektivi i ka ndaluar, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara me mjetin e tyre tip ‘Porsche’ në qytet, duke rrezikuar këmbësorët.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive, punonjësi i policisë ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar.