Gjatë natës ka pasur disa lëkundje sizmike në Durrës dhe në Fushë Krujë, por me magnitudë shumë të vogël duke mos paraqitur asnjë rrezik për banorët.
Epiqendra në qytetin bregdetar vijon që të jetë Gjiri i Lalëzit. Në orët e para të ditës së sotme në këtë zonë ka pasur katër lëkundje me magnitudë deri në 2.6 ballë.
Ndërsa dy të tjera janë ndier në Fushë Krujë, me epiqendër në Bubq dhe Derven, por me magnitudë shumë të vogël.
Pas tërmetit të një jave më parë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, vijojnë lëkundet sizmike, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, ndërsa sipas sizmologëve janë fenomene të natyrshme.