Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Tiranën. Lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vorë dhe është ndjerë shumë në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar.