Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:06.
Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 3.8 ka ndodhur 21 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër.
Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë.
“Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël’, tha Rrapo Ormeni në një studio televizive.