Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se aktualisht 120 shtëpi janë në rikonstruksion, 40 të tjera do të ndërtohen nga fillimi e ndërsa në 10 ditët e ardhshme do të nis puna për rikonstruktimin e banesave në Qafzezë dhe më pas në Ersekë.
“Në total janë 120 shtëpi për të cilat po investohet rikonstruksioni, ndërkohë që 40 po ndërtohen nga e para. Ka filluar procedura edhe për rikonstruksionin e të gjithë të tjerave. Pastaj, gjithë banesat e tjera janë kategoria e tretë e banesave që kanë dëmtime të lehta, do t’i nënshtrohen vendimit të Këshillit të Ministrave për kompensimin dhe ka filluar procedura për riparimin e dëmtimeve të lehta. Ka patur një solidaritet edhe nga institucionet, por edhe nga subjekte të ndryshme. Besoj që i gjithë bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti do të rikuperohet shumë shpejt”, tha Rama.
Në këtë takim, nuk kanë munguar edhe batuta nga kreu i qeverisë dhe një banore.
Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t’i bëjnë se janë ngjyrë blu.
Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur