Një tërmet me magnitudë 6,1 ka goditur ishujt jugorë të Japonisë, por pa asnjë paralajmërim për cunami, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Deri tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.
‘Qendra sizmike e tërmetit të orës 13:35 ishte jashtë ishullit Yonaguni pranë Tajvanit, rreth 1 900 kilometra në jugperëndim të Tokios’, sipas agjencisë.
Edhe në shtator, një tërmet me magnitudë 6,7 tronditi ishullin verior të Hokaidos duke shkaktuar 41 të vdekur dhe 740 të plagosur. /BalkanWeb)