Janë zbardhur të tjera detaje nga tërmeti në jug të Turqisë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Paralajmërimi i këtij tërmeti është raportuar 6 muaj pas dy tërmeteve shkatërrimtare duke shkaktuar mijëra viktima në kufirin turko-sirian.
Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta. Raportohet se deri tani kanë marr lëndime 23 persona.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja. Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.