Ditën e sotme u regjistrua një tërmet i fuqishëm në Turqi. Pas disa ditësh kur dukej se më në fund toka kishte gjetur “qetësi”, Turqia perëndimore u trondit nga një tërmet 5,3 ballë, ndërsa pas këtij kishte dhe paslëkundje.
Tërmeti në fjalë shkaktoi panik tek qytetarët, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet e përcjella në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit njerëzit kanë dalë me vrap nga dyqanet, të tmerruar.