osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tërmeti i 15 prillit 1979 në Shqipëri

Tërmeti i 15 prillit 1979 në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Më 15 prill 1979 në Shqipëri ra një prej tërmeteve më të forta të 100 viteve të fundit. Burimet zyrtare të kohës bënin fjalë për një prej lëkundjeve më të forta të kohës që në pak sekonda u mori jetën 35 personave si dhe lëndoi 176 persona të tjerë në rrethet e Lezhës dhe të Shkodrës. tërmeti rastiste në vitin e parë të krizës së madhe që kishte nisur në Shqipëri pas vetizolimit skajor që kishte ndërmarrë regjimi komunist pas prishjes së marrëdhënieve ekonomike dhe politike me Kinën. Kësisoj regjimi e kishte në qendër të propagandës reklamën se ai mund t’i shuante pasojat e tërmetit i vetëm pa asnjë lloj ndihme.

Si kudo në raste të tilla fatkeqësish, vende të ndryshme të botës ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin sa më të shpejtë të pasojave. Natyrisht brezi i sotëm nuk e kupton se regjimi komunist që për nga kryeneçësia i përngjasonte asaj dhisë së zgjebosur me bishtin përpjetë e refuzoi ndihmën që ndërkombëtarët i ofruan Shqipërisë me ndihma ushqimore dhe materiale nëpërmjet OKB-së. Ky refuzim erdhi për disa arsye.

Së pari do konsiderohej si “hapje ndaj botës”. Kjo hapje mund të sillte penetrimin e “agjenturave të huaja” në vendin tonë, a thua se ne ishim në qendër të të gjithë botës.

Së dyti regjimi kishte frikë nga ajo që të huaj do të shihnin në Shqipëri. Jo se për të huajt nuk diheshin gjërat në Shqipëri, por se për ta do të ishte më e qartë sesa thellë kishte shkuar e keqja në vend. Po ashtu nga ndihmat e ardhura do të shihej se shtetet perëndimore ishin në teknika dhe në mjete shumë herë më lart se shtetet e lindjes komuniste.

Së treti dhe më kryesorja ishte se regjimi kërkonte ta kalonte me megalomani të theksuar e cila i tregonte shqiptarëve që ne me këtë regjim i mbyllnim shpejt pla..gët e hapura nga një fatkeqësi natyrore. Partia e Punës dhe Këshilli i Ministrave shpallën mobilizimin e madh. Direktivat komuniste u përzien me humanizëm të shtirur dhe në vend nisi puna për “rëndësimin e pasojave të tërmetit”. Anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës filluan të tresin dhjamin në “krye të situatës” me vizitat e tyre në veri të vendit dhe vetizolimi kishte kështu me një shfaqje sa mjerane aq edhe teatrale.

Në fund të kësaj komedie erdhi edhe përmbyllja me vizitën e fundit të diktatorit në qytetin e Shkodrës, përfshirë në fjalimet e tij me titull “tërmeti lëkund malet por jo shqiptarin”. Kjo ishte vizita e fundit e njeriut që i kishte shkaktuar aq dëme Shqipërisë e sidomos Shkodrës, si qendrës më të fortë antikomuniste të vendit. Diktatori mbahet në këtë vizitë në formën e tij më të lëshuar, me mungesë logjike të plotë dhe i lëshuar plotësisht. Tërmeti i 15 prillit 1979 si edhe herët e tjera u shfrytëzua për të “ecur me forcat tona”. Më poshtë jepet informacioni zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Bilanci i tërmetit të 15 prillit 1979

35 të v..dekur

176 të pl..agosur

1730 shtëpi banimi

5115 shtëpi banimi u dëmtuan

***

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 16.4.1979

Komunikatë operative nr.89

Qendra sizmologjike, Tiranë

Më 15.4.1979 ora 07.19 një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter ndodhi 130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 9 ballë sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Tërmeti shkaktoi 35 të v..dekur dhe 176 të pla..gosur në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës. Në këto dy rrethe u shkatërruan 1730 shtëpi banimi dhe u dëmtuan 5115 shtëpi banimi, objekte ekonomike dhe social kulturore. Dëme u shkaktuan edhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë. Lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë në të gjithë territorin e vendit tonë, si dhe në gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri dhe në Gjermaninë jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pas goditje. Deri në orën 21.00 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat kanë patur magnitudë mbi 4.0. Më e forta nga to ndodhi në orën 15.43 me magnitudë rreth 6, sipas shkallës Rihter; lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në Tiranë.

Nga njoftimet e Degëve të Punëve të Brendshme rezulton se në Shkodër veç të vrarëve e të pla..gosurve janë dëmtuar 80 % e shtëpive të zonës së Velipojës, Bushatit, Barbullushit, në zonën e Dajçit dhe në fshatin Pentarë janë rrënuar krejtësisht 80% e shtëpive. Janë dëmtuar rëndë banesat e pikave kufitare Reç, Pulaj, Rushkull e Pentarë, kurse në efektiv nuk ka asnjë dëm. Në Lezhë ka dalë jashtë përdorimit furra e bukës të qytetit, është dëmtuar depoja e vjetër e ujit të pijshëm të qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, ndërsa në fabrikën e letrës kanë ndërprerë prodhimin dy reparte.

Në Rrëshen ka patur 3 të plagosur, 3 shtëpi të shkatërruara dhe 40 të dëmtuara. Në Krujë është plagosur një person, janë dëmtuar 10 shtëpi dhe është dëmtuar lehtë ura e Matit (qarkullimi vazhdon normalisht). Në Mat janë dëmtuar 26 shtëpi. Në Dibër janë dëmtuar krejtësisht 7 shtëpi, ndërsa të tjera janë dëmtuar pjesërisht (midis tyre 8 objekte social kulturore). Është dëmtuar lehtë godina e p.k. Milninë dhe e pikës në hapjen në Fushë Çidhën. Kanë ngordhur 5 kokë dhi. Në Durrës në qytet janë dëmtuar rreth 80 ml mure rrethuese shtëpish, linja telefonike Manzë-Ishëm është ndërprerë, ndërsa në shkollën industriale të ndërmarrjes së peshkimit janë rrëzuar 30 ml mure rrethuese. Në Kukës është pla..gosur një person dhe janë rrëzuar disa oxhaqe (në Bushtricë), ndërsa në fshatin Arrëz u rrëzua një depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.

***

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 17.4.1979

Komunikatë operative nr.90

Qendra sizmologjike, Tiranë

Deri në orën 21.30 datën 16.4.1979 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të datës 15.4.1975. Pasgoditja më e fortë ra në orën 11.04 me intensitet në qendër 7 ballë MSK-1964, në Shkodër 6 ballë, ndërsa në Tiranë 3 ballë. Nga studimi i shpërndarjes së hapësirës së pasgoditjeve të tërmetit të datës 15.04.1979 rezulton se aktiviteti sizmik zë në zonë thuajse lineare me gjatësi rreth 100 km përgjatë bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km larg bregut, nga Ulqini deri në Hercegovinë. Lëkundjet sipas mendimit tonë, do të vazhdojnë dhe për një kohë relativisht të gjatë.