osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti: Ja prapaskenat!

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti: Ja prapaskenat!

Dhjetori do të jetë muaji që do të tronditë opozitën shqiptare. Si fillim është 2 dhjetori, pasi në këtë datë fillon “katarsisi” me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit që pritet zhdukë nga politika ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Pastaj vjen 6 dhjetori, ku përveç protestës që pritet të organizojë Berisha, do të zhvillohet gjyqi që do të përcaktojë se cili grupim brenda PD do të marrë buxhetin, logjistikën dhe vulën e partisë. Gazeta “Sot” ka raportuar së fundmi se po përgatitet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të PD.

Prej dhënies së dorëheqjes më 21 Mars nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më publikisht në media, por herë pas here ka zhvilluar takime të me demokratët duke lënë dyshime se ai e mendon sërish rikthimin në krye të partisë.

Hapja e dosjeve

Hapja e dosjeve pritet të shkundë politikën shqiptare. Ndryshimi i nenit në Kuvend, i jep të drejtën Autoritetit të Dosjeve për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kanë marrë “certifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit. Nëse dalin lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, këta zyrtarë nuk do të lejohen të kandidojnë në poste publike.

Pra të rrezikuar kryesor janë dhe deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryesori është ish sekretari Partisë së Punës Sali Berisha. Zoti Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH. Pas anëtarësimit në Partinë e Punës Sali Berisha u zgjodh më pas 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë ku ai punonte si mjek.

Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht. Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti edhe Sali Berishën.

Sinjalet e një rikthimi të Bashës

Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës. Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet.

Mbështetja në bazë

Sipas informacioneve të sigurta të gazetës “Sot”, përveç 25 deputetëve që e mbështesin nga 52 që ka Partia Demokratike, mësohet se 80% e krerëve të degëve, të cilët njëzëri, mbështesin rikthimin e tij në krye të PD. Mësohet se ditët e fundit zoti Basha, ka pasur takime intensive në Tiranë dhe në rrethe, ku qëllimi kryesor është riorganizimi dhe hedhja e piketave të axhendës politike që do të ndërmarrin gjatë ditëve në vijim.

Shumica e krerëve të degëve të Partisë Demokratike vijon të jenë në detyrë dhe ata mbështesin Bashën, ndërsa pritet që ky aksion të forcohet edhe më shumë, pasi gjykata të vendosë për fatin e PD, ku zërat thonë se ajo do të anulojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i fali Berishës dhe “Foltores”, Partinë Demokratike. /Elmas Bogdani