Një alarm cunami u lëshua pas tërmetit të fortë prej 6.3 Rihter në juglindje të Kretës.
Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.
“Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet “, shkroi ai.
“Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros.
Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh.
Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.