Belind Këlliçi është kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Megjithëse garoi përballë 7 kandidatëve të tjerë, emri i Këlliçit, i dalë si më i votuari në Primaret e Rithemelimit, nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte lakuar si kandidati më favorit.
‘Anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë se kë do të donte për herë të parë kandidat për bashkinë e Tiranës dhe në respekt të votuesve, për një proces që shkoi i rregullt nga fillimi deri në fund dhe që ishte me transparencë të plotë dhe dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë në meje Belind Këlliçit.
Djalë i shkëlqyer më shumë nuk do të shprehem. U kam dalë zot që si do që të shkonte, do të isha në krah të kandidatit që do të gëzonte votën e shumicës së anëtarësisë dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë.’- tha Alimehmeti.
Në fjalën e tij, tashmë kandidati fitues në primarët e Rithemelimit për bashkinë kryesore të vendit, falenderoi gjithë demokratët e vlerësoi procesin e primareve si një ogurt të mirë në politikën shqiptare.
‘Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë.
Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje